Strakosha sërish lëndohet, lë Kombëtaren kthehet në Itali

Portieri i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha sërish është shfaqur probleme me këmbën në prag të sfidës kontrolluese me Turqinë. Strakosha është liruar nga stafi i Kombëtares, me Panuçin që i ka dhënë leje që të rikthehet në Itali për t’u trajnuar nga mjekët e Lacios.

Portieri është duke kaluar një moment të shkëlqyer, teksa është shndërruar në një nga pikat më të forta të Lazios dhe do të tentohet rikuperimi i tij, për të qenë i gatshëm për derbin e Romës, në fundjavën e ardhshme.

Strakosha nuk ia doli të stërvitet me kuqezinjtë as në grumbullimin për dy ndeshjet e fundit eliminatore, ato ndaj Spanjës dhe Italisë, ku sërish u largua nga grumbullimi, pas një problem në shpinë.

Leave a Reply