Alegri: Ndaj Interit, sfida për titullin!

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka probleme me dëmtimet në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Interit. Bufon do të mungojë, Dybala është në dyshim, Pjaniç e Mandukiç nuk janë 100 % dhe për këtë arsye Higuain do jetë kryesori i “bardhezinjëve” në këtë derbi.

“Juve-Inter është një sfidë për titull, por ende jo përcaktuese për fatin e kampionatit. Sa i përket Spaletit ai po tregon aftësitë e tij duke konfirmuar gjërat e mira që ka bërë në karrierë. Në Romë ka bërë gjëra të mëdha, i shfrytëzon më së miri karakteristikat e lojtarëve që ka në dispozicion. I lexon mirë ndeshjet dhe është vlera e shtuar e Interit”, është shprehur Allegri.

Leave a Reply