Kutinjo: Mu realizua një ëndërr, shpresoj ti gëzoj tifozët në fushë

Filipe Kutinjo sot edhe zyrtarisht është prezantuar me fanellën e Barcelonës, pjesë e së cilës do të jetë deri në vitin 2023. Ai në prezantimin e tij, tha se i është realizuar ëndërra për të veshur këtë fanellë dhe se tani ai duhet të ketë fjalën në fushën e blertë.

“Dua që të falënderoj presidentin dhe të gjithë njerëzit që e bëri të mundur kalimin. Jam shumë i lumtur që qëndroj këtu, siç e thashë ishte ëndrra ime. Shpresoj që në fushë t’u përgjigjemi të gjitha pritshmërive”, – deklaroi fillimisht braziliani, Kutinjo.

Më pas ai shkoi në fushën e “Kamp Nou”, ndërsa u përshëndet nga mijëra tifozë që kishin ardhur për të parë yllin e tyre të ri nga afër.

Rikujtojmë Kutinjo me Barcelonën ka firmosur një kontratë për 5 vite e gjysmë, ndërsa klauzola për shitjen e tij kap shifrën e 400 mln eurove.

Leave a Reply