ZYRTARE, Abdurrahimi dhe Asani më nuk janë pjesë e Shkëndijës

Besart Abdurahimi dhe Xhelil Asani nuk janë më futbollistë të Shkëndijës. Kryesia dhe lojtarët me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë para kohe kontratat e tyre me “kuqezinjtë”.

Të pakënaqur me hapësirat e pakta për të luajtur Abdurahimi dhe Asani kanë kërkuar largimin, ndërsa krerët e Shkëndijës ua kanë plotësuar dëshirën, duke i lënë që të dy të lirë.

Abdurrahimi një kohë më të gjatë po lidhet me një transferim të mundshëm te Partizanit i Tiranës, ndërsa gjithashtu ndër skuadrat vendase ku mund të vazhdojë karrierën e tij, përmendet edhe FC Shkupi.

Leave a Reply