Gëzim Krasniqi superior ndaj Vardarit (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë Gëzim Krasniqi, i cili gjatë merkatos së dimrit nga Partizani i Tiranës erdhi te Rabotniçki, sot ndaj Vardarit zhvilloi edhe ndeshjen e tij të tretë me fanellën e “romantikëve”, njofton “infOSport.mk”.

Ai ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë, duke fituar të gjitha duelet me sulmuesit e Vardarit dhe në një farë mënyre duke dëshmuar se nga ndeshja në ndeshje po adaptohet edhe më mirë në mjedisin e ri.

Mbrojtësi Krasniqi debutoi në ndeshjen me Renovën, në të cilën ndeshje Rabotniçki barazoi pa gola, ndërsa gjithashtu ishte pjesë e 11-shes së parë edhe ndaj Pelisterit në Manastir. Në këtë ndeshje Krasniqi shkaktoi një 11-të metërsh, të cilin në gol e shndërroi Borçe Manevski. Për dallim nga ndeshja në Manastir, kur në qendër të mbrojtjes luajti bashkë me mbrojtësin tjetër shqiptarë, Nehar Sadiki, sot Krasniqi në vijën e fundit të mbrojtjes luajti si partner me Dean Mitrev.

Leave a Reply