Meçkarovski referon takimin Rabotniçki-Shkëndija

Dimitar Meçkarovski do të jetë arbitri kryesor në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës të vlefshme për xhiron e 23-të në elitën e futbollit vendor. Ndihmës të Meçkarovskit do të jenë Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski, përderisa referi i katërt është përcaktuar Igor Stojçevski.

Në ndeshjet tjera, Sileksi-Shkupi iu është besuar arbitrit Aleksandar Stavrev, në takimin Pobeda-Akademia Pandev do ta ndajë drejtësinë Faton Mustafi, te Skopje-Vardari kryesor do të jetë Marjan Gocevski nga Strumica, ndërsa Stojançe Stojanov do të referojë te Renova-Pelisteri.

Leave a Reply