Mahrez  gjatë verës ndahet me Lester Sitin

Atë që nuk arriti ta bëjë gjatë afatit kalimtarë të dimrit, me shumë gjasa Rijad Mahrez do ta bëjë gjatë afatit kalimtarë të verës. Algjeriani është i vendosur të largohet nga Lester Siti gjatë verës dhe potencialisht mund të transferohet tek Roma, ekip i cili tash e disa kohë është duke vëzhguar situatën e tij.

Mahrez pati mosmarrëveshje me ekipin e tij  pas dështimit të transferimit tek Mançester Siti në janar, por u detyrua të kthehet në stërvitje, për shkak të kushtëzimit nga zyrtarët e skuadrës.

Roma ka kohë që e përcjell këtë super futbollist, dhe verën e shkuar ishte afër blerjes së tij, por për shkak të çmimit të lartë të cilin deshirontë Lesteri, skuadra nga kryeqendra italiane hoqi dorë.

27-vjeçari Mahrez pjesë e Lester Sitit është që nga fillimi i vitit 2014-të, kur skuadrës angleze iu bashkua nga ekipi francez i Le Havre. Ai brenda kësaj periudhe 4-vjeçare me Lesterin ka regjistruar gjithsej 171 ndeshje, duke regjistruar edhe 46 gola.

Leave a Reply