Rithemelohet përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra

Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka rithemeluar përfaqësuesen ‘A’ të Maqedonisë për femra. Lajmi është bërë i ditur në ueb faqen zyrtare të FFM-së, duke njoftuar se Këshilli Drejtues i këtij institucioni ka sjellur vendim për riaktivizimin e e përfaqësueses A të Maqedonisë në konkurencë të femrave.

Këshilli Drejtues i FFM-së gjithashtu ka pranuar projektin e propozuar për zhvillimin të futbollit të moshave te femrat, ndërsa gjithashtu është sjellur vendim për formimin e Ligës për kategori të reja në konkurencën e femrave prej sezonit garues 2018/19.

Leave a Reply