Volejboll, Universiteti i Tetovës nesër zhvillon finalen e parë në histori

Të shtunën në të dyja kategoritë të meshkujve dhe femrave do të zhvillohen finalet në Kupën e Maqedonisë në volejboll, njofton “infOSport.mk”.

Edicioni i 25-të i Kupës do të përmbyllet në qytetin e Probishtipit, me skuadrën Vesna dhe Strumica që do të përballen në finalen e kategorisë së meshkujve, duke filluar nesër nga ora 14:00, ndërsa ajo e femrave do të luhet nga ora 17:00, që për trofeun e këtij viti do të përplasen Universiteti i Tetovës dhe Kumanova.

“Nesër ne zhvillojmë ndeshjen historike të klubit sepse është një arritur e madhe, pasi ne gjindemi për herë të parë në finalen e madhe. Shpresojë që klubi jonë të paraqitet sa më mirë, vajzat të jenë në disponim dhe pse jo të arrijmë edhe fitoren”, tha trajnerja e Universitetit të Tetovës, Laureta Abazi.

Leave a Reply