Interi “përshëndetet” me Çampionsin, mposhtet në shtëpi nga Sasuolo (VIDEO)

Kur nuk arrinë vet t’ia dalësh, kundërshtarët më së paku e posedojnë fajin për dështimet e tua. Interi me në krye trajnerin Luciano Spaletin lanë të dëshpëruar mbi 70 mijë tifozë në “San Siro”, pasi humbën ndeshjen me Sasuolon me rezultat 1:2, duke humbur kështu edhe mundësinë për kualifikim në zonën e Ligës së Kampionëve.

Sfida nisi me Interin më kërkues, por Sassuolo shfrytëzoi nëj goditje dënimi për të kaluar në avantazh me anë të Politanos. Zikaltrit kërkojnë golin e barazimit, por fati dhe Politano janë tërësisht kundër tyre, duke u mohuar të paktën dy gola të sigurt. Edhe pjesa e dytë nis me Interin në kërkim të golit të barazimit, por është sërish Sassuolo, që pas një kundërsulmi dyfishon avantazhin me një supergol të Berardit.

Spalletti provon gjithçka për të ndryshuar shifrat, ndërsa ndeshja rihapet me golin e Rafinhas, por ndonëse ka edhe shumë minuta lojë, topi nuk bindet për të hyrë në rrjetën e portës së Sassuolos, që largohet me 3 pikë nga kjo transfertë. Tashmë zikaltrit mbeten dy pikë pas Lacios, që luan nesër ndaj Krotones dhe në rast fitoreje siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply