Rekordi negativ i Hysajt në “Serie A”!

Për një futbollist që është rritur në futbollin italian dhe ka luajtur deri në nivelet më të larta të Serisë A, pyetja nëse ka shënuar një gol, duhet të jetë gjithmonë pozitive.

Mirëpo, si për habi, ka edhe raste kur nuk është e tillë, shkruan “Panorama”.

Ekziston një listë ku në “Top 15” ka lojtarë që kanë arritur edhe numrin e 100 ndeshjeve në Serinë A, por ende nuk e kanë gjetur shijen e golit.

I tillë është rasti edhe me futbollistin shkodran të Napolit, Elseid Hysaj, i cili falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e skuadrës “napolitane” është bërë një titullarë i padiskutueshëm në formacionin e trajneri Sarri.

Hysaj kryeson listën e futbollistëve që nuk kanë shënuar gol në futbollin italian, duke numëruar plotë 142 ndeshje brenda 4 viteve, 3 prej të cilëve me fanellën e Napolit.

Pas Hysajt, dy futbollistë të tjerë që e kanë arritur kuotën e 100 ndeshjeve pa shënuar në elitën e futbollit italian janë edhe Vasko Rexhini dhe Davide Santon, teksa futbollistë tjerë që nuk kanë shënuar asnjëherë janë edhe Nikol Murru, Lorenco Krisetig apo edhe Leonardo Spinacola.

Leave a Reply