Kryetari i Çairit shpërblen me 30 mijë denar mundësin Besir Alilin

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka mirëpritur sot mundësin e argjendtë të Kampionatit Evropian për kadetë Besir Alilin së bashku me pjesëtarët e klubit të tij ‘Liria’ nga Shkupi. Ganiu ndau mirënjohje për klubin nga Çairi për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave sportive, ndërsa Besir Alilin për medaljen e fituar në Evropianin e mundjes e shpërbleu financiarisht me një vlerë prej 30 mijë denarëve.

Kujtojmë se kreu i Çairit është njohës i mirë i sportit vendor dhe gjithmonë ka qenë përkrahje për talentët dhe klubet në sukseset e arritura./InfOSport.mk

Leave a Reply