Shqiprim Taipi rikthehet te Shkëndija

Shqiprim Taipi rikthehet te Shkëndija pas përfundimit të huazimit te skuadra e njohur kosovare e Prishtinës, njofton “infOSport.mk”.

Taipi u huazua te Prishtina gjatë merkatos së dimrit, duke u bërë pjesë e ndërrimit të lojtarëve me Visar Musliun, i cili erdhi në drejtim të kundërt.

Sikurse Taipit që i përfundoi huazimi te Prishtina, njëkohësisht edhe Musliut i ka përfunduar koha prej 6 muajve e huazimit, ashtu që pritet që ditëve në vijim edhe zyrtarisht skuadra kampione e Maqedonisë të reagojë në këtë drejtim dhe ti ofrojë kontratë një ndër mbrojtësve më të mirë në futbollin vendor.

Sa i përket Shqiprim Taipit, këtij të fundit me 30 qershor i përfundon kontrata me Shkëndijën, ashtu që mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, apo ndoshta vëllai më i vogël i Gjelbrimit, do të ndryshojë mjedis, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë 21-vjeçari edhe më parë ishte huazuar nga Shkëndija në skuadra të tjera, duke mbrojtur ngjyrat e FC Shkupit dhe Horizont Turnovës.

Leave a Reply