E bujshme, Modriç i sugjeron Perezit mbrojtësin shqiptar!

Reali i Madridit po sundon me Europën për tre vite me rradhë, ndërsa kjo skuadër gjithashtu mban edhe epitetin e “mbretërve” në Kontinentin  e Vjetër, me plotë 13 tituj, ndaj edhe dëshira e futbollistëve të shumtë për të luajtur me këtë skuadër është shumë e madhe.

Në historikun e deritanishëm të Realit të Madridit nuk ka asnjë emër shqiptarë që ka veshur fanellën e skuadrës “madrilene”, mirëpo një gjë e tillë mund të ndodhë këtë verë.

Spanjollja “Don Balon” zbulon se mesfushori kroat Luka Modriç ka biseduar me presidentin Perez, ku përveç se ka qartësuar të ardhmen, i ka sugjeruar të njëjtit  mbrojtësin e Real Sociedadit, Odriozola si dhe futbollistin shqiptar Elseid Hysaj, i cili shikohet si një alternativë bindëse në krahun e djathtë.

Leave a Reply