Sileksi përveç Ljamçevskit, prezanton edhe një tjetër futbollist

Petar Ljamçevski prej sot edhe zyrtarisht u bë pjesë e Sileksit, skuadër kjo që gjithashtu prezantoi edhe një përforcim tjetër, të 8-tin me rradhë në këtë fillim merkatoje, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët e skuadrës nga Kratova përveç Petar Ljamçevskit, është edhe mbrojtësi serb, Srgjan Drashkoviç. Ky i fundit vjen nga Serbia, ku ka luajtur me skuadrën e Çelarevo, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe ne Maltë me skuadrën e Viktoria.

Ndryshe më herët Sileksi arriti që të bëjë për vete edhe futbollistët si Filip Milenkovski, Emanuel Mbella, Dario Desniq, Hristijan Grozdanoski, Stefan Kocev dhe portierin Spasoje Stefanoviç.

Leave a Reply