ZYRTARE, Bllazhevski prezantohet te Tirana

Dejan Bllazhevski edhe zyrtarisht është pjesë e shumë herë kampionëve të Shqipërisë, Tiranës, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i Vardarit është prezantuar sot nga ana e drejtuesve të Tiranës, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

Ai pritet të jetë një super përforcim në repartin e sulmit, ndërsa përvoja e tij me siguri që do të ndihmojë Tiranën në sezonin e ri futbollistik në Superligën shqiptare.

Tirana këtë vit u rikthye në Superligë, ndërsa ambiciet e klubit nga kryeqendra shqiptare janë të mëdha, që sërish të rikthehet në majat e futbollit shqiptarë.

Dejan Bllazhevski pjesë e Vardarit ishte nga janari i vitit 2015-të, ndërsa sezonin e fundit me Vardarin zhvilloi gjithsej 41 ndeshje, prej të cilave 29 kampionale ku shënoi edhe 8 gola, ndërsa një gol tjetër realizoi edhe në grupet e Liga Europa.

Leave a Reply