Shkëndija fiton gjysmë milion euro nga shitja e Fazllagiçit

Kuqezinjtë janë pranë mbylljes së transferimit të mesfushorit të talentuar, duke i’u afruar mbylljes me sukses të një operacioni të nisur vite më parë kur ofruan në skuadër Enis Fazllagiçin. I ofruar si 15-të vjeçar te Shkëndija, sot pritet të sjellë në arkën kuqezi rredh 500 000 euro.

Skuadra tetovare nuk ec mirë vetëm në fushën e blertë ku la pas vetes sezon fantastik duke fituar në mënyrë bindëse kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë. Dy herë rradhazi Shkëndija luajti në “play off” të Liga Europa, ndërsa tanimë bëhet gati për pjesëmarrje në eliminatoret e Ligës së Kampionëve  ku do të ndeshen me ekipin e TNS  nga Uellsi. Por krahas terrenit Shkëndija bëhet shembull edhe në merkato ku krahas importit po punon edhe në eksportin e futbollistëve.

Mesfushori i talentuar Enis Fazllagiç mendohet të sjellë përfitim të mirë për “kuqezinjtë” pasi jozyrtarisht përmendet se do të shitet për rreth gjysmë milion euro. Edhe pse u duk pranë Gentit të Belgjikës dhe me disa oferta tjera joshëse, megjithatë Fazllagiç duket në rrugë drejt Sllovakisë, më saktësisht te skuadra e Zhilinës.

Oferta e sllovakëve të drejtim të klubit dhe vetë futbollistit si duket është më konkrete dhe me favore të kënaqshme financiare dhe kjo besohet të ketë bindur tetovarët që të gjejnë akordin me drejtuesit e Zhilinës. Gjithsesi pritet kjo lëvizje të zyrtarizohet nga dy klubet, por Shkëndija e Fazllagiç besohet të dalin të kënaqur nga ky operacion që përfshin në vete edhe përfitime tjera në formë bonusesh për të ardhmen.

Shitja e Fazllagiçit përveç përfitimeve momentale, është moment shumë i rëndësishëm për Shkëndijën që jep shembull konkret të rinjëve se ekipi kujdeset për avansimin e tyre dhe plasimin në klube ambicioze jashta vendit./InfOSport.mk

Leave a Reply