Shkëndija aventurën europiane e nis me “Manita”, Ibra shpërthen me 4 gola

Shkëndija ka demoluar skuadrën e The Nju Seints nga Uellsi, dhe mund të thuhet që sonte se skuadra tetovare do të luaj në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve të zhvilluar sonte në arenën “Filipi i Dytë”, Shkëndija shënoi fitore me rezultatin 5:0, ku fjalën kryesore e pati Bbesart Ibraimi.

Bomberi kërçovarë shënoi plotë 4 gola (38’, 53’, 60’, 66’), ndërsa gjithashtu asistoi edhe në golin e parë të realizuar nga Izair Emini, i cili në minutën e 14-të hapi serinë e golave.

Shkëndija ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë gjatë gjithë ndeshjes, ashtu që në fund të kënaqur u ndanë tifozët e pranishëm në stadiumin e kryeqendrës sonë, ku i pranishëm ishte edhe numri një i Shkëndijës, Lazim Destani, i shoqëruar edhe nga shumë fytyra publike, si nga skena politike, ashtu edhe nga ajo sportive.

Foto: gol.mk

Leave a Reply