Edhe pse u shpall kampion Bote me Francën, tërhiqet nga kombëtarja

Mbrojtësi Adil Rami nuk ishte paraqitur në asnjë ndeshje të vetme në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, mirëpo ishte pjesë e festës pasi Franca e tij fitoi titullin e kampionit të Botës, duke mundur në finalen e madhe të Moskës, Kroacinë me rezultatin 4:2.

Pas përfundimit të ndeshjes finale ai njoftoi se tërhiqet nga kombëtarja, duke ndarë emocionet pas suksesit më të madh në karrierën e tij.

Kampion Bote? Është fantastike. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më ndodh një gjë e këtillë. Unë jam francez me origjinë marokene dhe ndjehem krenar për këtë. Çdoherë kam dashur të shoh njerëzit në Francë ashtu të lumtur sikur tani. E dua Francë. Ky vend ka merituar këtë sukses” – kishte thënë Rami.

Leave a Reply