Vardari provën gjenerale para Shkëndijës do ta ketë me Sileksin

Skuadra nënkampione e Maqedonisë, Vardari të shtunën do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit kontrolluese në prag të sezonit të ri futbollistik në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë skuadra e Sileksit kundërshtari i “kuqezinjëve” shkupjan, që njëherit do ju shërbejë edhe si provë gjenerale para ndeshjes së xhiros së parë kundër Shkëndijës në Tetovë, që me shumë gjasa do të zhvillohet me 11 gusht ( e shtunë).

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Kratovë, ndërsa për Vardarin do të jetë kjo ndeshja e dytë pas asaj ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit që e zhvillon prej kur se u eliminua nga ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Rikujtojmë Vardari u dorëzua që në raundin e parë, pasi u mund nga armenët e Pjunik në të dyja ndeshjet (0:1, 0:2).

Nëse marrim parasysh edhe disfatën ndaj Makedonija Gj.P. (0:1), Vardari ka tre disfata nga po aq ndeshje, edhe atë duke mos arritur që të shënojë asnjë gol. Vërtetë një shenjë kjo jo e mirë për nënkampionët e vendit në prag të ndeshjes derbi me Shkëndijën, që në anën tjetër vazhdon garat në Europë, duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply