ZYRTARE, Arturo Vidal i Barcelonës

Arturo Vidal edhe zyrtarisht është pjesë e Barcelonës. Kiliani te skuadra “katalunase” vjen nga rradhët e Bajernit të Munihut, ndërsa mësohet se për shërbimet e tij kampionët e Spanjës kanë paguar plotë 19 milion, plus edhe bonuse. Arturo Vidal pasi i kaloi me sukses vizitat mjekësoe, me Barcelonën firmosi kontratë tre vjeçare.

Vidal me fanellën e Barcelonës pritet të debutojë me 12 gusht në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Seviljës.

Arturo Vidal, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Juventusin në “Serie A” si dhe Bajern Munihun dhe Bajer Leverkusenin në Bundesligë, bëhet futbollisti i katërt i ri që i bashkohet Barcelonës, pasi Artur, Lenglet dhe Malkom.

Leave a Reply