Gostivari sipas planit, ish dyshja e FC Shkupit i dhuron fitoren ndaj Korabit

Gostivari e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, pasi sot në ndeshjen e xhiros së parë si mysafir me rezultatin 2:0 mundi Korabin, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Mensur Jakupi punën e saj në këtë ndeshje e kreu që në pjesën e parë, kur edhe shënoi të dy golat falë dyshes shkupjane, Florent Osmani – Fatmir Arifi.

Që të dy dolën të jenë përcaktues të kësaj fitoreje mjaft me vlerë të Gostivarit, që pa dyshim se edhe këtë vit llogaritet si një ndër skuadrat pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë.

Leave a Reply