ZYRTARE, futbollisti i Rabotniçkit prezantohet te Kukësi (FOTO)

Erdhi si përforcim i madh te Rabotniçki, dhe ashtu doli të jetë, mirëpo vetëm pas 6 muajve u largua nga tabori i “romantikëve” për tu rikthyer në Superligën shqiptare. Fjala është për Gëzim Krasniqin, i cili është prezantuar te skuadra e Kukësit, me të cilën ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Gëzim Krasniqi bëhet kështu mbrojtësi i dytë që prezantohet brenda pak ditësh te skuadra nënkampione e Shqipërisë, duke qenë se më parë ishte prezantuar edhe Ardian Cuculi i Shkëndijës. Me këto dy përforcime drejtuesit e Kukësit plotësojnë vendet e lëna bosh pas largimeve të Rustem Hoxhës dhe Albi Allës.

Leave a Reply