Lloga: Në Kërçovë shkojmë për tre pikë

Java e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim gjatë ditës së sotme do të na dhurojë super derbin shqiptarë midis Vëllazërimit dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Është kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, në të cilën të dyja skuadrat futen me synim tre pikëshin. Rikujtojmë edhe vitin e kaluar këto dy skuadra deri në mbyllje të kampionatit ishin në luftë për dy pozitat e para, mirëpo që në fund e mbyllën në pozitat tre dhe katër.

Në prag të këtij takimi, për portalin tonë ka folur i rikthyeri te Struga Trim Lum Altin Lloga, i cili beson se skuadra e tij mund t’ia dalë për të marrë tre pikëshin e plotë nga kjo transfertë e vështirë.

“Mendoj se kemi krijuar një ekip shumë kualitativ dhe besoj se nga ndeshja e sotme do të tregojmë fytyrën e vërtetë. E respektojmë kundërshtarin, e kemi analizuar mjaft mirë, ndërsa them se drejt Kërçovës do të udhëtojmë me synimin për të marrë tre pikët e plota” – tha enkas për “infOSport.mk”, Altin Lloga, i cili gjithashtu ka edhe një kërkesë: “Dëshiroj që të jetë një ndeshje derbi me shumë tifoz, gjithashtu dëshira ime është që të ketë një gjykim korrket dhe në fund të fitojë më i miri”.

Ndeshja Vëllazërimi-Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin e Vëllazërimit në Kërçovë dhe e njëjta do të startojë në ora 16:30.

Leave a Reply