Jasir Asani mendon për fitoren e Partizanit (VIDEO)

Jasir ASANI ka rezultuar deçiziv në fitoren e Partizanit ndaj Kastriotit në ndeshjen e velfshme të javës së tretë në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Shkupjani shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj Kastriotit, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të realizojë edhe fitoren e dytë në sezonin e ri dhe të ngjitet në pozitën e tretë në renditjes, pas dyshes Skënderbeu dhe Flamurtari që kanë nga 7 pikë.

Golin e fitores, që njëherit ishte i pari për Asanin në sezonin e ri, e realizoi në minutën e 13-të, kur mjaft mirë u shërbye nga Mala, edhe atë pas tentativës së dytë, pasi në të parën harkimi i Malas nga e majta ishte bllokuar nga mbrojtësit kundërshtarë. Përveç Asanit titullarë te Partizani në këtë ndeshje ishte edhe mbrojtësi strugan Egzon Belica, që kishte një meritë gjithashtu në këtë fitore të skuadrës së “kuqe” nga Tirana.

Leave a Reply