Bardhi me Levanten barazojnë me Valencian, shqiptari dhuron asist (VIDEO)

Skaudra e Levantes dhe Valencias e kanë mbyllur me barazim 2:2 ndeshjen e luajtur në kaudër të xhiros së tretë në La Liga. Roxher shënoi të dy golat për Levanten, ndërsa për Valencian realizuan Çerishiev dhe Parejos. Shqiptari Enis Bardhi luajti për 90-të minuta dhe dhuroi asist në golin e dytë të Roxherit, ndërsa kishte edhe një tentim për gol nga gjuajtja e lirë, të cilën e shpëtoi portieri Neto.

Kujtojmë se Levante 15 minutat e fundit të sfidës i zhvilloi me një lojtarë më pak, pasi nga loja u përjashtua me karton të kuq Koke. Bardhi me Levanten pas tre xhirove të para, renditet në pozitën e 5-të me katër pikë të tubuara.

Leave a Reply