Ronaldo tërbohet pasi shoku i skuadrës nuk i pasoi atij! (VIDEO)

Juventusi mbrëmë në kuadër të javës së 6-të në “Serie A” arriti edhe fitoren e rradhës, duke vazhduar me efektin e qindtpërqindtë në sezonin e ri. Skuadra kampione e Italisë shënoi fitore me rezultatin 2:0 ndaj Bolonjës së Blerim Xhemailit, ndërsa ajo që ra në sy në shënimin e golit të dytë, ishte reagimi protestues i yllit të skuadrës “bardhezi”, Kristiano Ronaldo.

Portugezi protestoi ashpër ndaj bashkëlojtarit të tij Bentakur, që po udhëhiqte aksionin, ndërsa edhe pse Ronaldo ishte i vetëm në krahun e djathtë, ai vendosi të pasojë në krahun e kundërt për Matuidin, që më pas ky i fundit  në vazhdim të aksionit pas pasimeve të Dybalas dhe Ronaldos, të shënojë golin e dytë në rrjetën e mysafirëve.

Falë kësaj fitore Juventusi kryeson renditjen me pikë të plota në këto 6 javë të para, duke e pritur derbin e madh ndaj Napolit me 3 pikë epërsi.

Leave a Reply