Jasir Asani ‘dopietë’ në fitoren e Partizanit ndaj Teutës (VIDEO)

Jasir Asani ka vazhduar shkëlqimin e tij me fanellën e Partizanit në Superligën shqiptare, teksa sot realizoi dy gola në fitoren 3:0 të skuadrës së tij përballë Teutës së Blendi Shkëmbit, njofton ‘infOSport.mk’.

Për më tepër Partizani me këtë fitore morri kryesimin i vetmuar në elitën e futbollit shqiptarë me 16 pikë.

Asani golin e parë e realizoi në minutën e 29-të, teksa 4 minuta para fundit të pjesës së parë futbollisti shkupjan realizoi edhe një gol tjetër që në pjesën e dytë solli qetësinë e duhur dhe fare në fund edhe golin e tretë me autorë, Mensah, i cili përfitoi nga një harkim i Bardhit.

Për Asanin ishte ky goli i tretë i shënuar gjatë këtij sezoni, pasi i njëjti kishte shënuar edhe në ndeshjen e javës së tretë ndaj Kastriotit.

Partizani-Teuta (Përmbledhje)

Partizani-Teuta (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Сряда, 3 октомври 2018 г.

Leave a Reply