A ka kush e ndal këtë Juventus! (VIDEO)

8 ndeshje, 8 fitore për Juventusin, që vazhdon në këtë mënyrë të jetë perfekt në sezonin e ri në “Serie A”, ku për momentin nuk po arrinë të gjejë rival. “Zonja e Vjetër” sonte në transfertë mundi Udinezen e Valon Behramit me rezultatin 2:0, me të dy golat e shënuar që në pjesën e parë.

Bentakur realizoi golin e parë në minutën e 33-të, teksa vetëm 4 minuuta më pas në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Kristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol të bukur me të majtën e tij.

Për Ronaldon ishte ky goli i katërt i shënuar këtë edicion me fanellën e Juves në ndeshjet e “Serie A”, ku skuadra e tij me 24 pikë të plota me meritë kryeson renditjen e vetmuar, duke lënë pas vetes Napolin me 15 pikë dhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply