Enis Bardhi: I lumtur për golin e parë të sezonit, ishte vetëm çështje kohe! (VIDEO)

Supergoli i shkupjanit Enis Bardhi i dha tre pikë Levantes në transfertën ndaj Getafes në La Liga. Për shqiptarin ky ishte goli i parë i sezonit, ndërsa pas mbylljes së takimit ai dha një intervistë të shkurtë:

“Vërtet jam shumë i lumtur për golin tim të parë në sezonin e ri. Më i lumtur jam për tri pikët e mëdha që i kemi marrë jashta shtëpisë në një ndeshje mjaftë të vështirë. Këtu gjithmonë zhvillohet një nga ndeshjet më të vështira, e dimë që Getafe luan me topa të gjatë dhe me topin e dytë. Në pjesën e parë mendojë që kishim pak probleme, ndërkohë në pjesën e dytë, e rrëmbyem topin më shumë dhe e mbanim nën kontroll dhe kjo ishte diferenca që i bëmë Getafes”.

“Është e vërtetë se në fakt nuk kam pasur asnjë presion për mungesën e golit se e dija që do të vinte. Më e rëndësishme është që ekipi të ketë ecuri të mirë, të kemi në skuadër atë ndjenjën që punojmë mirë në terren, kjo është më e rëndësishme për mua, ndërsa goli nëse punojmë drejt gjithsesi se do të vijë dhe tek unë në pyetje ishte vetëm koha se kur do të vinte goli i parë në sezonin e ri”.

-Gol i bukur që sjell tre pikë?

“Vërtet jam shumë i lumtur për tre pikët, pasi gjithë ekipi ka bërë shumë punë të mirë dhe tani kemi dy javë pushim në kampionat për të pushuar dhe pastaj për të vazhduar me këtë ritëm”.

-Në nivel moral a është e rëndësishme kjo fitore, pasi Levante arrinë kuotën e 10-të pikëve dhe është fitorja e dytë në kampionat dhe ngjitet në një zonë mjaft komod në renditje?

“E vërteta është se cdo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, kur do ti tubojmë 44 pikë, atëherë do të mund të jemi të qetë, ndërsa tani duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë dhe të vazhdojmë me këtë ritëm që të fitojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur”.

-Si do të festohet në xhveshtore?

“Si të çmendur (e thotë duke qeshur). Besoj që pas tre pikëve jashta fushës tonë, githmonë është ambienti mirë brenda kësaj skuadre, kemi nevojë të vazhdojmë vetëm kështu, të marrim sa më shumë pikë dhe të festojmë gjithmonë”.

SUPER GOLI I ENIS BARDHIT NDAJ GETAFES

SUPER GOLI I ENIS BARDHIT NDAJ GETAFES

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 октомври 2018 г.

Leave a Reply