Luis Hamilton sërish kampion Bote, Verstapen triumfon në Meksikë

Luis Hamilton ka fituar edhe titullin e 5-të kampion Bote në Formula 1, pasi në garën për Çmimin e Madh të Meksikës përfundoi në pozitën e katërt, që ishte e mjaftueshme që britaniku të mbroj titullin e kampionit.

Vendi i parë i takoi Maks Verstapenit, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u ndalën Sebastian Fetel dhe Kimi Raikonen.

Pas përfundimit të garës, Luis Hamilton përmes radios morri një urim nga aktori holivudian, Uill Smit, i cili iu drejtua me fjalët: ‘Ashtu bëhen gjërat, ashtu siç të kam mësuar. Ashtu duhet të ngasësh!’.

Hamilton titullin e 5-të kampion Bote në karrierën e tij e siguron dy xhiro pa përfunduar edicioni i sivjetshëm në Formula 1, ndërsa në këtë mënyrë barazohet me Huan Manuel Fanxho.

Leave a Reply