Shkupi mund Vardarin, kryeqendra jonë ngjyroset ‘bardhekaltër’ (VIDEO)

FC Shkupi ka triumfuar me rezultatin minimal 1:0 në derbin e përjetshëm ndaj Vardarit, duke u larguar në këtë mënyrë nga dy pozitat e fundit në renditje dhe duke paralajmëruar ditë më të mira në vazhdim të kampionatit, njofton ‘infOSport.mk’. Ishte kjo një fitore me shumë vlera për FC Shkupin, skuadër kjo që tashmë me siguri se do ta ketë më lehtë, ndërsa edhe njëherë tjetër ‘Shvercerat’ dhuruan spektakël në tribuna duke qenë futbollisti i 12-të i skuadrës së tyre.

Legjenda Suat Zendeli me lot në sy i jep lamtumirën futbollit të luajtur .. përshendetet me tifozët “Shvercerat” ⚪️🔵👇👇

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 10 ноември 2018 г.

Para fillimit të ndeshjes kapiteni legjendar i skuadrës ‘bardhekaltër’, Suat Zendeli, i dha lamtumirën lojës aktive të futbollit, mirëpo duke vazhduar njëkohësisht të jetë pranë klubit të tij të zemrës, që në fund e përshëndeti në mënyrën më të mirë, me fitoren e madhe ndaj rivalit të përjetshëm, Vardarit.

Futbollistët e FC Shkupit më shumë e donin fitoren në këtë përballje dhe për atë luftuan në çdo pëllëmbë të fushës, ndërsa në saje të një paraqitje të tillë, Serzhinjo në minutën e 57-të shënoi golin e vetëm të këtij takimi, i vlefshëm tre pikë të reja për skuadrën nga Çairi.

Suhel Muharemi mjaft mirë harkoi nga e djathta, ndërsa në zonë Serzhinjo me kokë me mjaft mjeshtëri mposhti portierin Filip Gaçevski.

Me këtë fitore FC Shkupi tashmë mban pozitën e 8-të në renditje, duke u larguar nga dy pozitat e fundit në renditje, ndërsa Vardari tashmë humb garën me Shkëndijën, duke ngecur tashmë 3 pikë ndaj skuadrës kampione në fuqi.

Leave a Reply