LPFM, nesër në program janë ndeshjet e javës së 15-të

Të enjten në elitën e futbollit vendor në program janë ndeshjet e javës së 15-të, ku bie në sy derbi lokal midis Vardarit dhe Rabotniçkit, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra ‘romantike’ në këtë ndeshje do të tentojë të shfrytëzojë krizën e ‘kuqezinjëve’ dhe të ju hakmerret për atë disfatë në ndeshjen e rrethit të parë, kur Vardari shënonte fitore me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Barsegian dhe Brdarovski.

Skuadra kampione dhe njëherit kryesuese e kampionatit, Shkëndija në terren vendas do të mirëpret Sileksin, mirëpo pa shërbimet e Besart Ibraimit dhe Stenio Zhunior, të cilët ditë më parë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjike.

Një tjetër derbi lokal do të zhvillohet në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku skuadra mike e Makedonija Gj.P do të mirëpret FC Shkupin.

Renova do të ketë një udhëtim të vështirë në Strumicë përballë Bellasicës, ndërkohë po në Strumicë, në stadiumin Kukush në Turnovë, Akademia Pandevi do të mirëpret Pobedën e Prilepit.

Të gjitha ndeshjet e javës së 15-të startojnë në ora 13:00.

LPFM – Java XV
A. Pandev 22.11. 13:00 Pobeda
Bellasica 22.11. 13:00 Renova
Makedonija Gj.P 22.11. 13:00 Shkupi
Shkëndija 22.11. 13:00 Sileksi
Vardari 22.11. 13:00 Rabotniçki

Leave a Reply