Kallaba: Ne jemi të pamposhtur dhe ashtu do e mbyllim stinorin vjeshtorë

Një ndër futbollistët më të mirë të Borecit, që pas vetes ka një përvojë të madhe si nga ndeshjet e Ligës së Parë, ashtu edhe nga jashtë Maqedonisë, Leonard Kallaba, për ‘infOSport.mk’ ka folur lidhur me takimin derbi të javës së 14-të në Ligën e Dytë – Lindje, ku skuadra e tij do të udhëtojë në Gjevgjeli, me shpresë se edhe nga kjo transfertë do të mbetet e pamposhtur.

Edhe pse është ndeshje derbi, ne e konsiderojmë si të gjitha ndeshjet tjera, një ndeshje normale që duhet ta na sjellë tre pikë të reja. Ne jemi lider dhe deri tani jemi të pamposhtur, ku shpresoj që edhe deri në fund të mbesim të pamposhtur, edhe pse në futboll nuk i dihet asnjëherë. Pasi jemi lider, ndaj nesh të gjitha ekipet japin jo 100%, po 200% nga vetja për të na mundur. Mirëpo neve të gjithë jemi të mobilizuar mirë, kemi një atmosferë shumë të mirë në skuadër, ashtu që shpresojmë që nga Gjevgjelia të rikthehemi të pamposhtur’ – tha Leonard Kallaba.

Ish futbollisti i FC Shkupit thotë se kjo do të jetë një ndër ndeshjet më të vështira të skuadrës së tij në këtë gjysëmsezon.

‘Kozhuvi ka një skuadër shumë cilësore. Ata luajnë futboll të bukur për sy dhe mendoj se kjo do të jetë ndeshja më e vështirë që kemi pas deri më tash. Megjithatë siç theksuam më lartë, neve në çdo ndeshje luajmë për fitore, ashtu që edhe nesër do të jetë kështu’ – u shpreh Kallaba.

Ndeshja e parë në Veles mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitore minimale (2:1) të Borecit, ndërsa vlen të theksohet se skuadra e Kozhuvit ishte skuadra e parë që i kishte shënuar skuadrës së Kallabës, që në 4 javët e para të këtij sezoni me Burhan Mustafën në portë nuk pranonte asnjë gol.

Leave a Reply