LDFM – Perëndim, Struga fiton derbin dhe me meritë shpallet kampion vjeshtor

Struga Trim Lum edhe zyrtarisht është shpallur kampion vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra strugane në ndeshjen e fundit mundi Gostivarin në transfertë me rezultatin minimal 2:1. Që të dy golat skuadra strugane i realizoi që në pjesën e parë, me kapitenin Nijas Lena, i cili në minutën e 16-të u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërkohë Altin Loga në minutën e 35-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve. Gjithçka që mundën të bëjnë vendasit në këtë ndeshje, ishte goli i shënuar nga Lavdrim Skenderi në minutën e 52-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Një fitore të madhe arriti Korabi, që në Dibër me rezultatin 3:0 mundi Genç Kalemlerin. Ljupçe Trpeski, Aleksandar Celeski dhe Bleron Muça ishin autorë të golave për skuadrën dibrane, e cila sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e 6-të.

Fitore minimale, por me shumë vlera arriti edhe Pelisteri, që falë goli të shënuar nga Filip Boshkovski (57’) me rezultatin minimal 1:0, mundi Teteksin, ndërkohë Vëllazërimi në Kërçovë barazoi pa gola përballë Skopjes.

Java e 14-të dhe e fundit e gjysmësezonit të parë në Ligën e Dytë – Perëndim, mbyllet të dielën me ndeshjen midis Labunishtit dhe Goblen Juniorit.

LDFM – Perëndim, Java XIV
Korabi 3 : 0 Genç Kalemler
Gostivari 1 : 2 Struga Trim & Lum
Pelisteri 1 : 0 Teteksi
Vëllazërimi 0 : 0 Skopje
Labunishta 25.11. 13:00 Goblen J.

Leave a Reply