E thotë vetë futbollisti i Sitit: ‘Jam më i mirë se Messi dhe Ronaldo’!

Ka vite që në futbollin botëror ekziston një debat i madh, se cili është më i miri, Lionel Messi, apo Kristiano Ronaldo.

Të paktë janë ata sportistë, që nuk kanë dhënë një mendim rreth këtij debati, e shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë edhe t’i ndajnë.

Por, mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajll Uoker mendon se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo.

Një gjë të tillë ai e ka dëshmuar edhe përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘Twitter’: ‘Gola në vitin 2019: Walker 1, Ronaldo: 0, Gola në Carabao Cup: Walker: 1, Messi: 0, t’i japim fund këtij diskutimi?’

Sigurisht që kjo është një shaka nga ana e Uoker, i cili duhet pranuar se vitin 2019-të e ka nisur me këmbë shumë të mbarë.

Leave a Reply