ZYRTARE, Valdet Rama prezantohet te Kukësi

Kukësi gjatë ditës së sotme ka prezantuar goditjen e madhe në merkato, ish reprezentuesin shqiptarë, Valdet Rama.

Futbollisti me origjinë nga Kosova, i cili nuk luan futboll prej një viti me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Valdet Ramën. Mesfushori ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në përfundim të Kampionatit dhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, me opsion rinovimi edhe për një vit. Futbollisti i lindur në Mitrovicë vjen nga skuadra e YB Funde e Kinës dhe do ti bashkohet menjëherë ekipit tonë”.

Leave a Reply