Xhemail Ibishi nënshkruan kontratë profesionale me Vardarin

Sulmuesi i talentuar shqiptarë, Xhemail Ibishi ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Vardarin. Shkupjani 18-vjeçar me “kuqezinjtë” nga Shkupi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa një gjë e tillë erdhi pas paraqitjeve të tij bindëse në disa nga ndeshjet e stinorit vjeshtorë, por gjithashtu edhe në kuadër të fazës së përgatitjeve të Antalia të Turqisë.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë profesionale me Vardarin dhe që jam pjesë e këtij klubi. Nuk e besoja se do të ndodh kjo, mirëpo me punë të palodhshme gjithçka është e mundur. Tani më mbetet që të stërvitem me mjaft përkushtim dhe të bie në sy të stafit teknik. Besoj se në stinorin pranveror do ta fitojmë titullin dhe do të përfundojmë në pozitën e parë” – tha Ibishi në një prononcim për sajtin zyrtarë të klubit.

Ibishi para se vinte te Vardari ishte pjesë e grupmoshave të reja te Metalurgu, ndërsa me fanellën e Vardarit numëron 7 ndeshje zyrtare dhe 1 gol të shënuar, ndërsa gjithashtu realizoi dy gola edhe atë në kuadër të fazës së përgatitjeve në Alania të Turqisë. Që të dy golat Ibishi i realizoi në ndeshjen ndaj Rubin Kazan. Ndryshe përveç Ibishit kontratë profesionale me Vardarin nënshkroi edhe Bojan Dimoski.

 

Leave a Reply