Mësohen arbitrët e “El Clasico-s” për të shtunën

“El Clasico” e kësaj të shtune në La Liga ka mësuar arbitrët  e saj. Hernandez Hernandez do të jetë kryesori i takimit midis dy skuadrave gjigande, Realit të Madridit dhe Barcelonës, ndërsa Mateu Lahoz do të jetë në dhomën e VAR.

Ky gjyqtar ka shkaktuar polemika të shumta me futbollistët “madrilen” çdo herë që ka drejtuar ndeshjet në “El Clasico”.

Rasti i fundit që mori shumë vëmendje nga futbollistët dhe mediat pas ndeshjes ishte faulli i Luis Suarez ndaj Rafael Varane gjatë sezonit të kaluar në një aksion ku “katalunasit” dolën në epërsi.

Madje arbitri anësor i kishte lajmëruar se ishte faull por ai nuk e kishte ndaluar lojën, ndërsa i gjithë ky rast bëri bujë të madhe pas ndeshjes së sezonit të kaluar.

Leave a Reply