Rrugëtimi i Ak.Pandev dhe Pobedës deri në gjysmëfinale

Sot në stadiumin “Mladost” në Strumicë mejdanin do të ndajnë Akademia Pandev dhe Pobeda, në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Kupës.

“infOSport.mk” ju sjellë rrugëtimin e tyre deri në këtë fazë, ku bien në sy dy fitoret e mëdha të Pobedës ndaj skuadrës kampione në fuqi dhe njëherit fituesit  aktual të Kupës, Shkëndijës.

Skuadra nga Prilepi skuadrën tetovare e kishte eliminuar në ndeshjet çerekfinale, ndërsa paraprakisht në 1/16 e finales kishte eliminuar Struga Trim Lumin (1:2), që më pas në një dy luftim të mund edhe skuadrën tjetër shqiptare të Gostivarit. Fillimisht në Gostivar kishte shënuar fitore 2:1, që më pas si vendas të shënojë edhe një fitore tjerë komode 4:1.

Pra tre skuadra shqiptare të eliminuara, për të arritur deri te një përballje me Akademia Pandevin, skuadër kjo që e kishte nisur me një fitore 3:1 ndaj Labunishtës së Ligës së Dytë në 1/16 e finales, që më pas në 1/8 e finales të eliminojë Bregallnicën e Ligës së Dytë – Lindje.

Kualifikimin e kishte siguruar që në ndeshjen e parë në Shtip kur kishte shënuar fitore 6:2, teksa një rezultat i tillë ju dha komoditet atyre në ndeshjen e kthimit në Strumicë kur u mundën me rezultatin minimal 1:0, mirëpo duke vazhduar tutje pa probleme me rezultatin e përgjithshëm 6:3.

Kësisoj skuadra e trajnerit Trençovski siguroi një fy luftim  me Korabin, një skuadër tjetër nga Liga e Dytë, të cilën e mundi në të dyja ndeshjet. Fillimisht si vendas shënuan fitore 3:1, që më pas në ndeshjen e kthimit në Dibër të realizojnë edhe një fitore tjetër me 6 gola (6:1), duke siguruar në këtë mënyrë në vend për në gjysmëfinale, ku do të përballen me skuadrën e Pobedës.

Leave a Reply