Juventus Serava mund edhe Cikon dhe merr frymë më lirshëm

Juventus Serava ka shënuar fitore 8:5 ndaj skuadrës së Cikos në ndeshjen e xhiros së dytë të “Play-Out”, duke qenë shumë afër mbijetesës, që ju siguron atyre pjesëmarrjen në mesin e më të mirëve edhe për sezonin tjetër në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

“Bardhezinjtë” nga Serava ishin superior në këtë ndeshje, ndërsa që në pjesën e parë i treguan dhëmbët kundërshtarit, kur në pushim shkuan me 3 gola epërsi (5:2).

Enes Jusufi me 4 gola të shënuar doli të jetë hero i skuadrës së Juventus Seravës, për të cilën nga dy gola të tjerë shtuan edhe Samir Veliu dhe anëtari i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Furkan Shabani.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë të fazës “Play-Out”, Juventus Serava me rezultatin minimal 6:5 mundi Kratovën, skuadër kjo që deri në fund do të luftojë bashkë me Shkëndijën e Tetovës për të mbijetuar në mesin e më të mirëve në futsalin vendor.

Leave a Reply