EKSKLUZIVE: Mevlan Adili ndërpret kontratën me Zhalgirisin

Futbollisti shkupjan Mevlan Adili ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Lituanisë, Zhalgirisin. “InfOSport.mk” mëson ekskluzivisht se Adili nuk ka dashur të vazhdojë me skuadrën lituaneze edhe pse kishte kontratë valide edhe për dy vite e gjysmë. Klubi i Zhalgirisit ka liruar nga obligimet Adilin dhe shkupjani tashmë mbetet futbollist i lirë.

Mbrojtësi nga Shkupi te Zhalgirisi u transferua gjatë merkatos së dimrit nga Shkëndija, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Shkupin dhe UTA Aradin e Rumanisë. Adili ditëve në vijim rikthehet në vendlindje dhe pritet të gjejë një ambient të ri për të vazhduar karrierën e tij./InfOSport.mk

Leave a Reply