Njihuni me 10 kombëtaret që kanë siguruar biletën për në “Euro 2020”

Plotë 10 kombëtare kanë siguruar tashmë një biletë për në “Euro 2020”, njofton “infOSport.mk”. Pas Spanjës, Belgjikës, Rusisë, Italisë, Polonisë dhe Ukrainës, mbrëmë vonë vendin e tyre për në europianin e ardhshëm e siguruan edhe dy kombëtaret e grupit “A” ku ndodhej edhe Kosova, Anglia dhe Çekia, si dhe dy kombëtaret e grupit “H”, ku ndodhej Shqipëria, Franca dhe Turqia.

Shumë pranë kualifikimit janë edhe Portugalia, Austria, Holanda, Gjermania dhe Kroacia, ndërsa kombëtaret që shpresuan deri në fund, si Kosova, Skocia,  Bjellorusia dhe Gjeorgjia, një vend për në Europianin e vitit të ardhshëm do të kërkojnë përmes Ligës së Kombeve.

Rikujtojmë Kosova me 26 mars do të luaj kundër Maqedonisë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ndërsa skuadra fituese me 31 mars do të luaj kundër fituesit nga përballja tjetër gjysmëfinale e Ligës “D”, Bjellorusi-Gjeorgji.

Leave a Reply