Kur ke Messin në skuadër, gjithçka është më e lehtë (VIDEO)

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona ka ruajtur pozitën e parë në La Liga, pas fitores shumë të rëndësishme si mysafir kundër Atletiko Madridit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi e Spanjës shënoi fitore minimale në ndeshjen e vlefshme të javës së 15-të, e ku sërish në rolin e heroit te “katalunasit” doli të jetë Lionel Messi.

“Pleshti” edhe njëherë tjetër dëshmoi se është njeriu i ndeshjeve të mëdha dhe se me të në fushën e blertë, Barcelona frymon më ndryshe.

Golin e vetëm Lionel Messi në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 86-të, kur shënoi një super gol nga distanca me armën e tij më të fortë, këmbën e majtë pas një kombinimi të dyfishtë me Luis Suarezin.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelën e klasifikimit me 31 pikë, po aq sa ka edhe Reali i Madridit në pozitën e dytë, teksa Atletiko Madridi me 25 pikë tashmë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply