Krivak: I lumtur që vij në klubin më të suksesshëm vitet e fundit në Maqedoni

Shkëndija gjatë ditës së sotme ka bërë edhe afrimin e katërt në prag të stinorit pranveror, duke treguar edhe njëherë tjetër se përveç që është kampion në fuqi, është një kampion i vërtetë edhe në merkato.

Kjo falë edhe kompanisë që qëndron prapa “kuqezinjëve”, ECOLOG, që kur janë në pyetje mjetet financiare, në asnjë rast nuk ka kursyer për të sjellë futbollistë cilësorë në rradhët e tyre, duke plotësuar në këtë mënyrë edhe  kërkesat e trajnerëve, shkruan “infOSport.mk”.

Welcome | Jan Krivak ✍

Jan Krivak ✍🔴⚫

Публикувахте от KF Shkëndija в Събота, 11 януари 2020 г.

Shkëndija gjatë ditës së sotme në opinion prezantoi mbrojtësin sllovak, Jan Krivak, i cili së fundmi ishte pjesë e kampionatit elitar çek.

Ai në prononcimin e tij të parë si “kuqezi”, i tha këto fjalë: “Jam shumë i lumtur për këtë mundësi dhe premtoj se do të luftoj për objektivat e klubit. Vij në klubin më të suksesshëm vitet e fundit në Maqedoni dhe fakti që garon për tituj dhe për sukses në Europë më ka bindur të pranoj ofertën. Premtoj tifozëve se do të jam gjithçka nga vetja në terren”.

Jan Krivak shihet si një zëvendësues i Egzon Bejtullait në mbrojtjen “kuqezi”, ndërsa te Shkëndija erdhi nga rradhët e MFK Karvina, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat si Podbrezova (Çeki), Vranov (Sllovaki) dhe Fershnitz (Austri).

Leave a Reply