Henderson zgjidhet futbollisti më i mirë anglez për vitin 2019-të

Xhordan Henderson është shpallur futbollisti më i mirë i Anglisë për vitin 2019. Kapiteni i Liverpullit mposhti konkurrencën e fortë që kishte te Rahim Sterling dhe Hari Kejn.

Henderson përfaqësoi Anglinë në 7 ndeshje gjatë vitit të kaluar.

29-vjeçari gjithashtu ndihmoi “Albionin Krenar” të siguronte kualifikimin në “Euro 2020” dhe zuri vendin e tretë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Me Liverpullin, Henderson ngriti tre trofe gjatë vitit 2019-të, edhe atë trofeun e Ligës së Kampionëve, të Superkupës së Europës dhe atë të Kupës së Botës për klube.

Leave a Reply