Maqedoni-Kosovë zhvillohet në Frankfurt!!!

Përveç ndeshjes së 26 marsit në Shkup midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, një ndeshje tjetër, mirëpo midis amatorëve të Maqedonisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Frankfurt, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë  për dy skuadra amatore që garojnë në rajonin e qytetit gjerman të Frankfurtit.

Во недела на 08.03 сите љубители на фудбалот сте поканети на фудбалскиот натпревар помеѓу MKSV Makedonija против FC…

Публикувахте от Makedonier in Deutschland -Македонци во Германија в Четвъртък, 5 март 2020 г.

Skuadra e FC Kosova FFM pas 20 xhirove kryeson renditjen në ligën amatore të rajonit të Frankfurtit, ndërsa kjo ka bërë që tifozët maqedonas që jetojnë në këtë qytet gjerman të mobilizohen dhe të jenë në numër sa më të madh në këtë ndeshje.

Ndërkohë kur jemi tek tifozët vlen të përmendet se ka një interesim të jashtëzakonshëm për ndeshjen e 26 marsit në Shkup, teksa për çdo ditë në biletarinë pranë stadiumit të qytetit në Shkup, po vërehen rradhë të gjata të qytetarëve për tu pajisur me një biletë.

Leave a Reply