ZYRTARE, Euro 2020 bëhet Euro 2021

Koronavirusi e ka bërë të pamundur zhvillimin e Kampionatit Europian të futbollit brenda këtij viti.

Euro 2020 është bërë zyrtarisht, Euro 2021 teksa në mbledhjen e sotme është vendosur se kompeticioni nuk mund të zhvillohet normalisht këtë herë për shkak të virusit famëkeq që ka përfshirë të gjithë Europën.

Kështu, UEFA ka menduar t’i japë kohën e duhur dy kompeticioneve të rëndësishme europiane, Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa, por njëkohësisht edhe kampionateve elitare që të përfundojnë sezonin aktual, i cili pritet të zgjas deri në muajin qershor.

Megjithatë, situata do mbahet nën vëzhgim pasi askush nuk mund të parashikojë saktësisht se si do të precipitojë situata e COVID-19.

Kështu, për herë të parë në histori, dy kompetcionet më madhorë për kombëtare si Europiani dhe Botërori, do të zhvillohen me një vit distancë nga njëra-tjetra.

Leave a Reply