Shijoni 47 golat e fenomenit Ronaldo me fanellën e Barcelonës (VIDEO)

Tifozët më të vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Luis Nazario da Lima Ronaldo.

Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në “Kamp Nou”, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga rradhët e skuadrës holandeze të PSV Ajndhoven për shumën e 15 milionë eurove.

Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Ronaldo shënoi 47 gola me Barcelonën, ku 34 nga ta ishin në La Liga derisa kontribuoi me shtatë asistime atë sezon.

Fenomeni ishte i pamëshirshëm për mbrojtjet dhe portierët kundërshtarë, pasi shënonte thuajse në çdo takim.

Atë vit me fanellën e Barcelonës, Ronaldo kishte arritur të realizonte 3 “tripleta”, edhe atë ndaj skuadrave si, Valencia, Atletiko Madrid dhe Real Zaragoza.

Falë paraqitjeve fantastike me fanellën e Barcelonës, Ronaldo në vitin 1997 e fitoi “Topin e Artë”, edhe pse atë e ngriti në “Xhuzepe Meaca”, si pjesë e Interit.

Edhe pse shkëlqeu me Barcelonën, Ronaldo nuk u ndje i vlerësuar sa duhet te “kataluansit”, dhe pas një viti u largua në drejtim të Interit për 28 milionë euro.

Në videon e mëposhtme mund t’i shijoni të gjithë golat e legjendës braziliane me fanellën e Barcelonës.

Leave a Reply