“Juventusi në krizë”, gati të shesë Ronaldon! Bashkohet me Messin te Barcelona?

Pandemia “Covid 19” ka prekur shumë skuadra të mëdha europiane, përfshirë këtu edhe kampionët e Italisë, Juventusin. Këta të fundit kanë pësuar humbje të mëdha financiare dhe duan të ulin sa më shumë harxhimet gjatë kësaj kohe, ndërsa së fundmi po mendojnë edhe shitjen e Kristiano Ronaldos, për shkak të 30 milionë eurove neto që portugezi i merr te Juventusi.

Nga Spanja, gazetari Giliem Balage raporton se Juventusi ka udhëzuar agjentin e portugezit, Horge Mendesh të kërkojë për një blerës për Ronaldon, ndërsa një ndër skuadrat është edhe Barcelona.

“Arsyeja pse Kristiano Ronaldo është lidhur me PSZH-në nuk është sepse ata po mendojnë për të, po për shkak se Jorge Mendes i ka marrë instruksionet për t’i gjetur një ekip sulmuesit. E kemi parë këto gjashtë muajt e fundit dhe ka qenë i lidhur me Real Madridin. Ata thanë që nuk ka shans, nuk kthehet mbrapsht.  Ka pasur bisedime edhe me klube nga MLS, pasi Juventusi kërkon ta shesë atë. Ronaldo është ofruar kudo, përfshirë edhe Barcelonën. Nuk jam i sigurt nëse do ia dalin ta largojnë, për shkak të pagës së lartë që ai përfiton.”- ka thënë Balage.

Leave a Reply